Tenisti zviceran triumfoi bindshëm në këtë raund.
Roger Federer marshon drejt raundit të tretë në Wimbledon pas fitores së pastër prej 3-0 në sete ndaj sllovakut Lukas Lacko. 6-4, 6-4 dhe 6-1 ishte rezultati final i këtij takimi.
Fitore arriti edhe Milos Raoniq ndaj australianit John Millman po ashtu 3-0 në sete, 7-6, 7-6, 7-6, transmeton ksp.
Në konkurrencën e femrave, Serena Willimas kaloi në raundin tjetër pas triumfit ndaj rumunes, Alexanda Dulgheru, me rezultat 4-6, 6-0 dhe 6-1 në sete.
Artikuj të ngjashëm