Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federer vijon marshimin në Wimbledon, eliminohet Venus Williams

Asnjë problem për Roger Federer i cili u kualifikua pa vështirësi në raundin e 4-të të Wimbledonit.

8-herë fituesi i grand-slamit londinez triumfoi 3-0 me sete ndaj gjermanit Struff, me shifrat 6-3 7-5 6-2 në 1 orë e 37 minuta lojë.

Në raundin tjetër veterani zviceran i cili edhe në këtë edicion është favoriti i madh për të triumfuar në Wimbledon do të ketë përballë francezin Adrien Mannarino, transmeton SS. 

Në fazën tjetër u kualifikuan edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Alexander Zverev, John Isner, Gael Monflis dhe Kevin Anderson.

Te femrat u eliminua 5-herë fituesja e këtij turneu, 38 vjeçarja amerikane Venus Williams e cila u mposht në set final nga holandezja Bertens. Avancoi më tej ndërkohë motra e vogël Serena Williams që kaloi francezen Mladenovic.