Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fabinho mund të largohet nga Liverpooli

Mesfushori Fabinho ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Liverpoolit në fund të këtij edicioni.

“The Sun” bën të ditur të martën se Fabinho nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë sezon dhe për këtë arsye pritet të largohet. Ai e ka humbur vendin e titullarit, ndërsa Liverpooli është i gatshëm ta shesë nëse merr një ofertë të majme për brazilianin.

29-vjeçari ka 18 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, por nuk e ka bindur me paraqitjet e tij trajnerin Juergen Klopp. Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.