Transferimi prej rreth 50 milionë euro i Fabinhos nga Liverpooli te Al-Ittihadi po shkon drejt finalizimit.
Si njofton “Sky Sports”, marrëveshja do të mbyllet shumë shpejtë dhe 29-vjeçari do t’i jap fund qëndrimit pesëvjeçar në “Anfield”.
Braziliani 29-vjeçar me Liverpoolin fitoi Premier Leaguen, Ligën e kampionëve, FA Kupën dhe bëri më shumë se 200 paraqitje.
Futbollisti i Brazilit me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Por gjasat janë minimale që të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit anglez.
Oferta nga skuadra saudite ka bindur drejtuesit e Liverpoolit. Fabinho pjesë e Liverpoolit është prej vitit 2018. Më herët karrierë ka bërë edhe te Monaco e Rio Ave.