Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fabinho largohet nga Liverpooli

Pas Jordan Hendersonit, edhe një lojtar tjetër do të largohet nga Liverpooli për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për mesfushorin defensiv, brazilianin Fabinho, i cili gjatë këtyre ditëve pritet të transferohet te skuadra e Al-Ittihadit.

“The Athletic” ka njoftuar të enjten se Liverpooli ka lënë Fabinhon jashtë listës së ekipit për ndeshjet përgatitore, pasi tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin saudit për kartonin e tij.

Thuhet se ekipi saudit për Fabihnon ka pranuar të paguajë mbi 30 milionë euro, duke pasur parasysh se 29-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026.

Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Monaco, ndërsa edicionin e fundit pati 49 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm