Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fabinho e ka dritën e gjelbër për t’u transferuar në Arabi

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho, nuk ka udhëtuar me skuadrën në kampin stërvitor në Gjermani, pasi klubi ka pranuar ofertën prej rreth 47 milionë eurove nga Al-Ittihadi.

Skuadra e elitës së futbollit arab ofertën e ka bërë të premten mbrëma dhe 29-vjeçarit i është dhënë drita e gjelbër për t’i kryer testet mjekësore e për ta zyrtarizuar transferimin.

Fabinho iu bashkua Liverpoolit nga Monaco në vitin 2018 për 45 milionë euro dhe ka zhvilluar 219 paraqitje për “të kuqtë”.

E ka fituar Premier Leaguen, Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Evropës.

Ndërkohë, Jordan Henderson, për të cilin u fol se mund t’i bashkohet skuadrës Al-Ettifaq që udhëhiqet nga Steven Gerrard, i është bashkuar Liverpoolit në përgatitjet për sezonin e ri.

Atij i janë ofruar 232 mijë euro në javë nga skuadra arabe, me kontratë dyvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm