Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Ittihadi ofron 47 milionë euro për Fabinhon

Al-Ittihadi ka ofruar 47 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Fabinho.

Braziliani Fabinho mund të lirohet nga skuadra e “të kuqve” për t’iu bashkuar skuadrës arabe, ku së fundmi janë transferuar edhe N’Golo Kante dhe Karim Benzema. Për ta lënë të lirë mesfushorin shtatlartë, Liverpooli po e shikon mundësinë e zëvendësimit të tij.

Si zëvendësues potencial i Fabinhos po shihet Romano Lavia i Southamptonit, ka shkruar “The Athletic” të enjten.

Kontrata e Fabinhos me Liverpoolin skadon në vitin 2026.

Në edicionin e fundit ai zhvilloi 49 ndeshje.

Nga Liverpooli në këtë verë mund të largohet edhe kapiteni Jordan Henderson, që po kërkohet nga trajneri Steven Gerrard te skuadra Al-Ettifaq.