Mesfushori Fabinho pritet të jetë njëri prej lojtarëve të larguar nga skuadra e Liverpoolit gjatë verës. “The Mirror” ka raportuar të premten se te Liverpooli kanë vendosur ta nxjerrin në shitje brazilianin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon.
Mësohet se për kartonin e 29-vjeçarit, Liverpooli po kërkon të paktën 40 milionë euro, ndërsa interesimi i skuadrave të tjera nuk mungon për shërbimet e tij.
Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026, ndërsa iu bashkua në vitin 2018 nga skuadra e Monacos.
Këtë edicion, Fabinho ka regjistruar 32 paraqitje për ekipin anglez në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm