Skuadra e Liverpoolit do ta ketë të vështirë ta mbajë mesfushorin Fabinho pas përfundimit të sezonit aktual.
“Daily Mail” ka raportuar se interesim për transferimin e Fabinhos, kanë shprehur Bayerni dhe Paris Saint-Germaini. Dy skuadrat tashmë kanë kontaktuar me agjentin e Fabinhos, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026.
28-vjeçari këtë sezon ka shtatë gola e një asistim në 39 ndeshje për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Monaco. Aktualisht, kartoni i Fabinhos vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm