Manchester Unitedi është afër të arrijë marrëveshje me Cristian Eriksenin.
Mesfushori danez është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Brendforin.
“Sky Sports News” shkruan se klubi anglez dhe lojtari kanë rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare. Kontrata do të nënshkruhet pasi Erikseni t’i kalojë testet mjekësore.
28-vjeçari ka pasur edhe oferta të tjera, por ka vendosur që punojë më trajnerin Ten Hagg, më të cili ka stërvitur tek Ajaxi për ta kthyer formën fizike pas sulmit në zemër që pati në “Euro 2020” me Danimarkën.