Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pret vendimin e Eriksenit

Manchester Unitedi është në pritje të një vendimi nga Christian Erikseni. Unitedi ia ka ofruar një marrëveshje përfaqësuesit të Eriksenit, por vendimi, siç raporton “Sky Sports”, i takon vetë lojtarit.

Eriksen është në mes të Unitedit dhe Brendfordit. Futbollisti danez ka një raport të mirë me trajnerin e Unitedit, Erik ten Hag.

Ai ka stërvitur me Ajaxin sa ishte Ten Hag trajner, pas arrestit kardiak të pësuar në “Euro 2020” verën e vitit të kaluar.