Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni drejt Brentfordit

Mesfushori danez Christian Eriksen pritet të rikthehet në Premier League. Bëhet e ditur se skuadra e Brentfordit tashmë i ka bërë oferta zyrtare atij, raporton “The Athletic”.

Eriksen është lojtar i lirë pasi e shkëputi kontratën me Interin muajin e shkuar për shkak se në Itali futbollistët që kanë defibrilator në zemër nuk lejohen të luajnë.

“The Athletic” shkruan se Brentfordi i ka ofruar Eriksenit kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Eriksen ka kohë që po stërvitet i vetëm për ta kthyer formën dhe thuhet se ai parimisht është gati ta pranojë ofertën e Brentfordit. Aktualisht, Brentfordi zë vendin e 14 në Premier League me 23 pikë të mbledhura.

Artikuj të ngjashëm