Njohës i futbolli, Erdin Hashani, i rregullt në “Sportin Total” të KTV-së, mendon se problemi më i madh te Prishtina është komponimi skuadrës.
Sipas tij, trajneri Zekirija Ramadani i ka gjetur të gjithë lojtarët në ekip.
“A duhet me i dhënë kohë edhe më shumë Ramadanit, nuk e di, pasi ky nuk i ka zgjedh lojtarët që janë te Prishtina, i ka gjetur aty dhe ka ardhur për të luftuar për titull. Siç po shihet ka shumë probleme. Unë mendoj për shkak se komponimit të ekipit pasi kanë sjellë lojtarë jashtë kampionatit të Kosovës. Mos të harrojmë se në Kosovë është mjaftë vështirë me luajt. Po del që deri me tani ka pasur të drejt Armend Dallku”, u shpreh Hashani.
Prishtina ka pësuar tri humbje radhazi dhe me 11 pikë është në vendin e gjashtë.