Trajneri dhe analisti i futbollit në emisionin “Sportit Total”, Erdin Hashani, ka thënë se Prishtina me meritë e ka fituar titullin.
Sipas Hashanit, Prishtina i ka fituar përballjet me rivalët direkt. Ai ka përmendur edhe tri ndeshjet vendimtare që e kanë dërguar ekipin nga kryeqyteti drejt titullit të 11-të.
“Prej minus 14 pikësh dhe duke parë se çfarë kundërshtarë ka pasur përpara, definitivisht Prishtina e ka merituar titullin. Nëse e shikojmë vazhdimësinë e Prishtinës që nga fillimi e deri te titulli, e ka pas një fillim shumë të vështirë. Pak kemi besuar që Prishtina do të jetë kampione, por në fund ia arriti. Secilën herë Prishtina ka pasur ngritje nga ndeshja në ndeshje, pasi e kaloi atë krizën që ka pasur në fillim. Çdo herë loja e Prishtinës ka shkuar duke u përmirësuar, kurse tek ekipet tjera është parë një lodhje, e te Prishtina jo. Nëse e shikojmë, Prishtina i ka mposhtur rivalët direkt gjë që i ka jap shumë përparësi. Tri fitoret më të rëndësishme kanë qenë ndaj Trepçës ’89, Ballkanit dhe Dritës”, tha Hashani.
-
Hashani tregon cilat ishin fitoret më të rëndësishme të Prishtinës
-
Hashani: Prishtina me një fitore ndaj Dritës fundjavën e ardhshme do të futej në garë për titull
-
Te Prishtina të matur, me gjithë fillimin e furishëm
-
Pasi dolën në vendin e parë te Prishtina e kanë të qartë synimin
-
Pas triumfit në Superkupë, Prishtina premton garë të fortë në kampionat dhe Kupë