Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emra të rinj në listën e Rejas për miqësoren me Arabinë Saudite

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve të Shqipërisë që janë ftuar për miqësoren ndaj Arabisë Saudite. Miqësorja me Arabinë Saudite do të luhet në Abu Dhabi më 26 tetor.

Një numër i madh i lojtarëve janë ftuar për herë të parë dhe janë pjesë e elitës së futbollit të Shqipërisë. Nëntë prej tyre janë ftuar edhe për ndeshjet e kaluara, derisa karrierë bëjnë në ekipe jashtë Shqipërisë.

Shqipëria e nis grumbullimin për këtë ballafaqim më 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërsa më 24 tetor do të udhëtojnë për në Abu Dhabi. Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Al Nahyan” në orën 16:30.