Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria publikon listën për miqësoren me Katarin

Selektori i Shqipërisë, Edoardo Reja ka publikuar të premten listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren me Katarin, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo ndeshje luhet më 9 nëntor. Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar, do të luhet në Marbella dhe do të nisë në ora 18:30.

Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.

Shqipëria do ta grumbullohet prej të shtunës në Durrës, ndërsa të martën e ardhshme niset për në Spanjë.

Reja në listën e tij, ka përfshirë 23 lojtarë, kryesisht nga kampionati shqiptar.