Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuqezinjtë luajnë nesër miqësore me Katarin

Perfaqesuesja e Shqiperise stervitet para ndeshjes me Katarin

Shqipëria luan të mërkurën miqësore me Katarin, përfaqësuesen e vendit nikoqir të Kampionatit Botëror.

Për Katarin është miqësorja e fundit para Botërorit. Shqipëria paraqitet me ekipin B, përkatësisht me lojtarë të klubeve të vendit.

Ndeshja luhet në Marbella të Spanjës nga ora 18:30.

Kuqezinjtë të martën kanë udhëtuar për në Spanjë, ndërsa e kanë zhvilluar një seancë stërvitore pasdite. Shqipëria më 16 nëntor luan ndaj Italisë, ndërsa më 19 nëntor ndaj Armenisë.

Këto dy ndeshje luhen në Tiranë.