Ndeshja e ardhshme e Izraelit është miqësorja me Shqipërinë më 3 qershor në “Air Albania” në Tiranë.
Kuqezinjtë tashmë janë grumbulluar për ndeshje dhe postimet e FSHF-së janë të vazhdueshme.
Por komente të shumta në rrjetet sociale të Federatës Shqiptare të Futbollit janë kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje.
Ka shumë thirrje përmes komenteve që ndeshja të bojkotohet nga shikuesit.
Për shembull në një ftesë që Mirlind Daku u ka bërë tifozëve për ndeshje, shumica e komenteve janë që ajo të bojkotohet.
Artikuj të ngjashëm