Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria fton tifozët për përkrahje në ndeshjen ndaj Izraelit, shumë komente kundër

kuqezi

Shqipëria të mërkurën mbrëma del në fushë për herë të parë me selektorin e ri, Rolando Maran. 

Nga ora 20:00 në “Air Albania”, kuqezinjtë luajnë ndaj Izraelit. Ndeshja është miqësore dhe sfidë duket të jetë mbushja e stadiumit me shikues.

FSHF-ja ka bërë kampanjë për thirrjen e shikuesve. Numri i biletave që nuk janë shitur është ende i madh.

Të martën janë publikuar edhe porosi të Myrto Uzunit dhe Juljan Shehut që bënë thirrje për përkrahje.

Por në të dy postimet, njëjtë si në të gjitha postimet e tjera, shumica e komenteve janë për bojkotim të ndeshjes për shkak të kundërshtarit.

Edhe Te Shqipëria synojnë fitore ndaj Luksemburgut Futboll 1 muaj më parë Te Shqipëria synojnë fitore ndaj Luksemburgut

Shqipëria menjëherë më 6 qershor e pret Luksemburgun në Tiranë. 

Dhe dy miqësoret do të jenë testi i parë për italianin Maran, që mori drejtimin e Shqipërisë javën e kaluar, duke e zëvendësuar Sylvinhon.

Maran doli të martën pasdite në konferencë për shtyp. Ai tha se ka parë gatishmëri nga lojtarët, duke e vlerësuar këtë të rëndësishme në fund të një kampionati të gjatë. Maran vlerëson se ekipi është i motivuar dhe lojtarët kanë dëshirën e duhur për sukses.

“Të luash ndaj Izraelit nuk është e lehtë, sepse i bënë ekipet tjera të luajnë keq. Nuk duhet të krijojmë shumë hapësira për lojtarët e Izraelit. Do të jetë një test i mirë për të parë ekipin”, ka theksuar Rolando Maran.

Shqipëria dështoi të kualifikohej në Botëror, ndërsa për herë të parë u paraqit në plejof. Në gjysmëfinale të plejofit pësoi 2:1 nga Polonia në Varshavë. Më pas më 31 mars humbi 1:0 nga Ukraina në miqësoren obligative. 

“Sigurisht që rezultati është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë edhe performanca. Janë dy ndeshje miqësore, por rezultati ka rëndësi. Janë tifozët që shpresojnë që ne do të dalim me fitore”, ka thënë italiani me përvojë.

Edhe Shqipëria mposhtet në miqësoren që pak kush e dëshironte Futboll 1 muaj më parë Shqipëria mposhtet në miqësoren që pak kush e dëshironte

Në konferencë për shtyp foli edhe kapiteni i Shqipërisë, mbrojtësi Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantas ka theksuar se nuk e mendon largimin nga Kombëtarja. Gjimshiti pritet të jetë kapiten edhe në ciklin e ardhshëm kualifikues, atë për Evropianin 2028.

“Mendoj se do të luaj edhe për disa kohë. Nuk e kam menduar ende largimin”, ka thënë Gjimshiti.

Miqësorja e së mërkurës në Tiranë në një mënyrë është e rëndësishme edhe për Kosovën. Izraeli është kundërshtar i Kosovës në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Në Grupin 3 të Ligës B janë edhe Austria dhe Irlanda. Ndeshja Izrael – Kosovë është më 1 tetor, por nuk është përcaktuar ende vendi. Pritet të luhet në terren neutral. Ndërkohë Kosova e pret Izraelin më 14 nëntor.

Derisa Shqipëria ka vendosur për miqësore me Izraelin, në Irlandë kundërshtimet për ndeshje me këtë përfaqësuese janë të mëdha. Madje edhe një miqësore e javës së kaluar u shfrytëzua për të kundërshtuar ndeshjet e Irlandës me Izraelin.

Edhe Shqipëria publikon formacionin për miqësoren ndaj Izraelit Futboll 1 muaj më parë Shqipëria publikon formacionin për miqësoren ndaj Izraelit