Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Shqipëria synojnë fitore ndaj Luksemburgut

Shqipëria

Shqipëria të mërkurën u mposht 1:0 në ndeshje miqësore nga Izraeli në “Air Albania”.

Në “Air Albania”, Shqipëria do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën nga ora 20:00, Shqipëria e pret Luksemburgun.

Selektori i ri, Rolando Maran dhe futbollisti Elseid Hysaj të premten u paraqitën në konferencë për shtyp.

Maran deklaroi se Luksemburgu nuk është kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur.

“Duhet të ekuilibrohemi si skuadër, ka gjëra që duhet të përmirësojmë. Nuk ka kundërshtar të lehtë, duhet të zbresim në fushë me vendosmëri. Rezultati me Luksemburgun ka rëndësi, këto janë ndeshje kyçe për sfidat e shtatorit”, ka thënë italiani Maran.

Hysaj ka thënë se skuadra duhet të jetë e përqendruar për ta fituar ndeshjen ndaj Luksemburgut.

“Të gjitha skuadrat luajnë futboll, nuk ka më ekipe të lehta. Në fushë janë të gjithë njëlloj. Duhet të jemi të përqendruar për të fituar ndeshjen. Shpresoj që stadiumi të jetë plot”, u shpreh 32-vjeçari.  

Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në Botëror pasi që u ndal në gjysmëfinale të plejofit nga Polonia.