Italiani Rolando Maran ka debutuar me humbje në postin e përzgjedhësit të Shqipërisë në futboll.
Të mërkurën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë pësuan 1:0 nga Izraeli. Ndeshja ishte miqësore, por një që pak kush e dëshiroi. Fakti se shumica e tribunave në stadiumin në Tiranë ishin të zbrazëta e dëshmon këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara ndeshjes, faqet zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale ishin të mbushura me komente që kundërshtonin këtë miqësore, për shkak të kundërshtarit që ishte zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në fushë, futbollistët nuk ofruan shumë. Lojtarët e Shqipërisë kishin rastet e tyre, duke nisur nga minuta e dhjetë kur Anis Mehmeti ishte i pasaktë nga afërsia.
Raste kishin edhe lojtarët e Izraelit, që konkretizuan një prej tyre. Oscar Gloukh e shënoi golin e fitores në minutën e 73-të. Pas një aksioni individual, gjatë të cilit i vuri në pozitë shumë të vështirë Berat Gjimshitin e Arlind Ajetin, Gloukh shënoi gol me goditje të saktë. Menjëherë pas golit, Gloukh bëri provokim ndaj tifozëve shqiptarë. Me gisht në fytyrë, bëri me shenjë që tifozët të heshtnin. Kjo solli tension në fushë, por edhe në tribunë. Elseid Hysaj iu vërsul lojtarit të Izraelit, ndërsa u përfshinë edhe lojtarë të tjerë.
Situata megjithatë u qetësua shpejt, kurse shifrat nuk ndryshuan.
Dhe miqësorja që pak kush e deshi doli të jetë test jo shumë pozitiv për kuqezinjtë.
Menjëherë të shtunën, Shqipëria e pret Luksemburgun, po në Tiranë.
Në vjeshtë, Kosova i luan dy ndeshje me Izraelin. Bëhet fjalë për ndeshje garuese, përkatësisht të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Izraeli në epërsi ndaj Shqipërisë, tensione në "Air Albania"
Izraeli ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Shqipërisë. Në minutën e 73-të shënoi Oscar Gloukh.
Pas golit ka ardhur te tensionim i situatës në stadiumin “Air Albania”, pas provokimit që bëri lojtari i Izraelit.
Mesfushori me tipare sulmuese, Anis Mehmeti, ka shpërdoruar mundësi të artë në minutën e dhjetë për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Izraelit.
Mehmeti nga afërsia gjuajti shumë mbi portë, pas harkimit shumë të mirë të Elseid Hysajt.
Shqipëri – Izrael, “Air Albania” thuajse i zbrazët
Nuk ka ngjallur shumë interes ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, që fillon në ora 20:00.
Në stadiumin në Tiranë ka shumë vende të lira, me gjithë fushatën e FSHF-së për të ftuar shikuesit.
Shumica e tribunave janë pa shikues.
Komentet ishin të shumta kundër kësaj ndeshjeje miqësore.
Hoxha thotë se Shqipëria nuk pati fat
Sulmuesi i krahut te Shqipëria, Arbër Hoxha, ka thënë pas humbjes nga Izraeli 1:0 të mërkurën në Tiranë, se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk patën fat.
Pas ndeshjes, ai deklaroi po ashtu se në sezonin tjetër mund të paraqitet te ndonjë skuadër tjetër.
Hoxha aktualisht luan te Dinamo e Zagrebit. Në këtë edicion e fitoi titullin dhe Kupën e Kroacisë me skuadrën e madhe kroate.
“Kjo ishte mënyra se si luajtëm. Kishim pesë stërvitje. Po ndihemi mirë dhe bëm ndeshje të mirë por nuk patëm fat. Krijuam raste për shënim. Besoj se në pjesën e parë u paraqitëm mirë, Izraeli nuk ishte shanse. Na dënoi në fund me një top të humbur nga ne në sulm. Tani jam i fokusuar te Shqipëria, por ndihem mirë te klubi ku jam. Nëse është kësmet të bëj lëvizje, do bëj”, theksoi Hoxha.
Mehmeti i lumtur me paraqitjen
Mesfushori me tipare sulmuese, Anis Mehmeti, ka qenë i lumtur me paraqitjen ndaj Izraelit, ndonëse “kuqezinjtë” u mposhtën 1:0.
Mehmeti do të luajë në Premier League në edicionin tjetër, pasi e siguroi elitën angleze me Ipsëichin.
“U ndjeva shumë mirë. Besoj se kemi bërë ndeshje të mirë. Më erdhi pak keq se nuk shënova. Duhej ta kisha bërë. Kur erdhi krosimi nga Hysaj nuk e pashë, erdhi me pak vonesë. Ndoshta duhej të godisja me kokë”, deklaroi Mehmeti, i cili pati edhe detyra defensive.
“Jam gati, kam punuar për këtë moment. Shpresoj ta jap maksimumin. Është ëndërr të luash në Premier League. Jam i gëzuar dhe jam gati”, theksoi Mehmeti kur u pyet për sezonin e ri në elitën angleze të futbollit.
Asllani lavdëron trajnerin Maran
Për përzgjedhësin e Shqipërisë, Rolando Maran, ishte ndeshja e parë në krye të “kuqezinjve”.
Të mërkurën mbrëma, ai e nisi detyrën e re te Shqipëria me humbje 1:0 nga Izraeli në “Air Albania”.
Por, lojtarët pas ndeshjes kanë dhënë komente pozitive për të.
Prej tyre ishte edhe mesfushori Kristjan Asllani.
“Trajneri është njeri i mirë. Dëshiron presing të lartë dhe agresivitet. Kishim vështirëis në pjesën e parë sepse ishin me dy mesfushorë dhe unë me Ramadanin ishim pak, do dalim apo jo. Në të dytën shkuam një kundër një. Pësuam atë gol dhe na vjen keq sepse besoj se kemi bërë ndeshje të mirë sot. Zgjedhjet i bën trajneri, por të gjithë janë gati. Është e vështirë të luash dy ndeshjet e fundit pasi ka mbaruar kampionati. Jemi stërvitur të gjithë mirë. Tani presim Luksemburgun”, theksoi Asllani, i cili ishte pjesë e Beshiktashit.
Ai u huazua nga Interi.
“Të ardhmen nuk e di. Beshiktashi e ka të drejtën blerjen deri më datën 15. Jam ambientuar mirë, kam luajtur në të gjitha ndeshjet. Shpresoj të rri atje, nuk i dihet”, deklaroi Asllani.
Hysaj: Me trajnerin e ri bëjmë lojë sulmuese
Elseid Hysaj ka thënë pas humbjes se ndeshja e Shqipërisë me Izraelin u bë me ide të reja dhe ngadalë edhe ekipi do të mësohet me stilin e ri të lojës.
Ai ka thënë se Shqipëria tani është më sulmuese.
“Objektivi im është ta jap maksimumin sa të mundem dhe të vazhdoj. Trajneri është i ri, ka ide të reja dhe me kohën do të sistemohen. Kemi pasur vetëm katër ditë që të rregullojmë aksione mbrojtëse e sulmuese. Por është pozitiv. Ai sheh lojë më sulmuese se që kemi bërë më parë. Shpresoj që të jemi më mirë për ndeshjet e radhës”, tha Hysaj fillimisht, i cili u përfshi në momentin e golit në një moment tensioni.
“Futbolli është kështu, unë nuk kam qejf të bëj këto skena. Por në momentin që pashë lojtarin me gishtin në buzë duke u thënë tifozëve të pushonin, është impuls momenti. Kërkoj falje, janë gjëra që ndodhin në futboll. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë e rëndë”, theksoi Hysaj.
Shqipëria u mposht nga Izraeli në miqësore, 1:0.