Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria synon fitore ndaj Luksemburgut pas humbjes nga Izraeli

Shqiperia

Shqipëria i ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore kundër Luksemburgut pas humbjes të mërkurën mbrëma në Tiranë nga Izraeli me rezultat 1:0.

Në stërvitjen e së enjtes u paraqitën lojtarët që lojtarët që nuk luajtën fare ndaj Izraelit ose luajtën disa minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Miqësoren kundër Luksemburgut, Shqipëria e luan të shtunën nga ora 20:00 në “Air Albania” në Tiranë.

Në stërvitje mungoi sulmuesi Myrto Uzini, pasi siç njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit “po vlerësohet gjendja e tij pas situatës gripale që kaloi”. Gjendje gripale po kalon edhe Anis Mehmeti. 

Mbrojtësi Mario Mitaj ka komentuar humbjen nga Izraeli të mërkurën mbrëma.

“Për mua ishte test pozitiv, bëmë ndeshje të mirë me shumë gjëra pozitive. Normalisht duhet këto gjërat negative që duhet t’i përmirësojmë, por besoj që duhet t’i sistemoj disa gjëra më trajnerin dhe në të ardhmen të kemi rezultate pozitive”, ka thënë Mitaj për Federatën Shqiptare të Futbollit. 

Ai thotë se Luksemburgu nuk është ekip me cilësi të njëjta si Izraeli. Por shton se do t’u shërbejë si përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator.

“Në aspektin e cilësisë, nuk janë i të njëjtit nivel si Izraeli, por besoj do të jetë një test i mirë ku mund të provojmë gjëra me lojtarë tjerë që t’i shoh trajneri. Është mirë që të luajmë në ndeshje miqësore për të parë në çfarë gjendje jemi dhe çfarë gjëra kemi përmirësuar”, ka theksuar Mitaj.

22-vjeçari i Al Ittihadit, i ka zhvilluar 31 ndeshje për Shqipërinë. Ai është prej lojtarëve kyç të ekipit kuqezi.