Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet miqësorja e Shqipërisë me nikoqiren e Botërorit

Federata e Futbollit e Shqipërisë ka konfirmuar të premten se “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë miqësoren e tretë të muajit nëntor kundër nikoqires së Kupës së Botës, Katarit.

Miqësorja me Katarin do të luhet më 9 nëntor në Marbella të Spanjës në orën 18:30.

Shqipëria dhe Katari kishin luajtur edhe dy miqësore tjera në të kaluarën.

Në maj të vitit 2012 në Madrid, “kuqezinjtë” kishin fituar me rezultatin 2:1, ndërsa më 22 maj të vitit 2016 në Austri, Shqipëria fitoi 3:1.

Më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë miqësore kundër Italisë, ndërsa tri ditë më pas, edhe ndaj Armenisë.

FSHF-ja ka shkruar në faqen zyrtare se pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen për miqësoren me Katarin do të jenë nga kampionati shqiptar, njësoj si me Arabinë Saudite. Me Arabinë Saudite ndeshja u mbyll baras, 1:1.

Artikuj të ngjashëm