Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria luan miqësore me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka aranzhuar një ndeshje miqësore për muajin e ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të mërkurën se më 26 tetor, Shqipëria do të luajë miqësore me Arabinë Saudite.

Ndeshje do të luhet në Abu Dhabi, ndërsa ora dhe stadiumi do të për caktohen pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë e Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katari 2022”, Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshje tjera miqësore sipas kalendarit të FIFA-s.

Këtë muaj, Shqipëria i luan dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Më 24 shtator përballet në udhëtim me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë, e pret Islandën në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm