Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit

Shqiperia - Asllani

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, ka publikuar të premten listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit.
Shqipëria më 4 shtator e luan miqësoren me Gjibraltarin në udhëtim, ndërsa më 9 shtator e pret Letoninë në “Air Albania”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.


Ndeshjen e kaluar kuqezinjtë e zhvilluan pikërisht ndaj Letonisë. Barazuan 1:1 në Riga, më 10 qershor. Më 7 qershor, Shqipëria barazoi pa gola me Serbinë në Tiranë, kështu që fitorja ndaj Letonisë është e domosdoshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. 
Shqipëria nisi kampanjën kualifikuese më 21 mars, kur pësoi 2:0 nga Anglia në “Wembley”. Më 24 mars, të përzgjedhurit e Sylvinhos shënuan fitore të pritur ndaj Andorrës, 3:0.
Sylvinho ka ftuar lojtarë të konfirmuar. Sulmi do të përbëhet nga Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj e Mirlind Daku.
Kombëtarja grumbullohet të hënën në Malaga. Në Tiranë, kuqezinjtë kthehen më 5 shtator, ku do të përgatiten për ndeshjen me Letoninë.

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Edhe Shqipëria luan me Gjibraltarin, me mendje te Letonia Futboll Shqipëria luan me Gjibraltarin, me mendje te Letonia

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku