Futboll

Shqipëria luan me Gjibraltarin, me mendje te Letonia

Sylvinho

Të enjten prej orës 18:00 është miqësorja mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë.

Ndeshja zhvillohet në Gjibraltar, por kuqezinjtë mendjen e kanë të ndeshja e së martës me Letoninë.

Ndeshja në Tiranë është kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria të mërkurën mbrëma e zhvilloi stërvitjen e fundit në Malaga, para udhëtimit për në Gjibraltar.

Selektori Sylvinho më shumë ka folur për ndeshjen me Letoninë në konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën.

“E dimë që do të luajmë kundër Letonisë në shtëpi. Duhet të përgatitemi shumë mirë për atë ndeshje. Letonia është skuadër shumë e fortë, është ekip fizik, i organizuar mirë”, ka thënë Sylvinho.

“Është e vështirë të përgatitesh për një ndeshje miqësore kur pak ditë më pas do të luash ndeshje zyrtare. Por në këtë rast kemi pasur një benefit të vogël, sepse kemi dy ditë më tepër për të rikuperuar pas ndeshjes miqësore. Jemi shumë të lumtur. Futbolli duhet shijuar, çdo ndeshje dhe çdo sfidë është e vështirë. Nuk besoj te ndeshjet miqësore, pasi në çdo ndeshje ka rëndësi rezultati. Në fushë gjithmonë duhet të japësh më të mirën”, ka shtuar tekniku brazilian.