Ekipi serb në volejbollin në rërë, që përbëhej nga Marko Makariq dhe Vukashin Rajkoviq, janë tërhequr nga gara sepse ka refuzuar të dilte në fushë e të luante kundër ekipit të Kosovës, raporton “Republika”.
Makariq dhe Rajkoviq kanë vendosur që të mos luajnë dhe përfunduan në vendin e nëntë në renditje.
“Për fat të keq, ky është fundi i garës për ne sepse nesër ne nuk mund të dalim kundër të ashtuquajturës Përfaqësuese e Kosovës. Ne me krenari përfundojmë garimin në vendin e nëntë, sepse për ne Kosova është Serbi”, thuhet në njoftimin zyrtar të ekipit të tyre në Instagram.
Në Kampionatin Ballkanik të “Beach Volleyt”, Kosova u përfaqësua nga Dhurata Sylejmani, Valmira Ramadani, Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami.
Si në konkurrencën e femrave, ashtu edhe në të meshkujve, Kosova u mposht nga Turqia.
-
Pasi nuk u dënuan vjet, (anti)sportistët serbë sërish hoqën dorë nga përballja me Kosovën
-
Përpjekja e “lodhtë” e Federatës serbe për ta arsyetuar skandalin e volejbollit në rërë
-
Asociacioni Ballkanik pranon në heshtje vendimet antisportive të Serbisë
-
Serbia sërish refuzon të përballet me Kosovën në volejbollin në rërë
-
Volejbollistët serbë vazhdojnë të mburren me skandalin, ende pa masa ndaj tyre