Federata Evropiane e Hendbollit e ka refuzuar ankesën e Federatës së Hendbollit të Suedisë për golin e shënuar nga Elohim Prandi i Francës, në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Prandi kishte shënuar në gjuajtjen e fundit për 27:27 dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime, ku më pas francezët dominuan dhe e fituan tërë takimin për të avancuar tutje.
Golin e minutës së 60-të, suedezët e kishin vlerësuar si të parregullt. Federata Evropian e Hendbollit ka thënë të shtunën se nuk ka qenë e detyrueshme të përdoret rishikimi i asaj situate.
Sipas tyre, teknologjia nga gjyqtarët përdoret vetëm kur ka ndonjë dyshim serioz për marrjen e një vendimi.
Në finale, Franca do të luajë përballë Danimarkës që e eliminoi Gjermaninë. Finalja luhet të dielën në orën 17:45.