Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Norvegjia e Franca në finale të Kampionatit Botëror

Norvegjia e Franca do të përballen në finale të Kampionatit Botëror për hendbolliste.

Gjysmëfinalet janë luajtur të premten në Herning të Danimarkës.

Gjysmëfinalja e parë mes Danimarkës dhe Norvegjisë ishte skajshmërisht dramatike. Pas vazhdimeve, fitore shënoi Norvegjia me rezultat 29:28.

Koha e rregullt përfundoi 23:23, ndonëse pas pjesës së parë danezet kishin epërsi prej pesë golash, 14:9.

Henny Reistad udhëhoqi Norvegjinë duke i shënuar plot 15 gola.

Edhe Franca dhe Norvegjia në gjysmëfinale të Botërorit Sport Franca dhe Norvegjia në gjysmëfinale të Botërorit

Gjysmëfinalja e dytë ishte më pak dramatike. Franca ka dominuar plotësisht dhe ka mposhtur Suedinë me rezultat 37:28.

Të dielën prej orës 16:00 është ndeshja për vend të tretë mes Suedisë dhe Danimarkës. Finalja Francë – Norvegji zhvillohet prej orës 19:00.