Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca dhe Norvegjia në gjysmëfinale të Botërorit

Të martën janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Kampionatit Botëror për hendbolliste.

Në Trondheim të Norvegjisë, fillimisht Franca shënoi fitore bindëse ndaj Çekisë, 33:22, për t’u bërë gjysmëfinalistja e parë e Botërorit.

Estelle Nze Minko ishte më efikasja te Franca me pesë gola. Marketa Jerabkova i shënoi gjashtë gola për Çekinë.

Në çerekfinalen e dytë u përballën Holanda dhe Norvegjia. Norvegjezet kishin përkrahjen e tifozëve dhe në fund festuan bashkë me ta.

Ndeshja ishte shumë e fortë, ndërsa Norvegjia u shkëput në 15 minutat e fundit për fitoren 29:23. Portieret norvegjeze kishin fjalën kryesore në këtë ndeshje.

Të mërkurën janë dy çerekfinalet tjera. Prej orës 17:30 takohen Suedia dhe Gjermania. Danimarkë – Mali i Zi është çerekfinalja e fundit që zhvillohet nga ora 20:30.