Sport

Edhe Zeqiri mbetet te Prishtina

Pas kapitenit Muhamedali Janjeva, skuadra e Sigal Prishtinës ka vazhduar bashkëpunimin edhe me Jetmir Zeqirin.

Prishtina ka njoftuar të shtunën në Facebook për arritjen e marrëveshjes me Zeqirin edhe për dy sezone.

Zeqiri ishte pjesë e Prishtinës edhe edicionin e shkuar dhe pas paraqitjeve të mira që i pati ka bindur klubin t’i ofrojë kontratë më afatgjate.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Jetmir Zeqirin, i cili u transferua në vitin 2021 për vazhdim kontrate edhe për 2 sezone. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me ekipin kryeqytetas dhe me statistika 11.1 pikë dhe 5.7 kërcime në Superligën e Kosovës dhe me 9.3 pikë dhe 4.1 kërcime për ndeshje në BIBL Balkan League. Pas paraqitjeve të mira dhe kontributit të madh si lojtar vendor, klubi ka vendosur ta mbajë Zeqirin edhe për dy sezone, për synime më të mëdha”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.