Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe në hendboll, Kosova U20 pëson thellë nga Maqedonia e Veriut

Pas basketbollistëve, edhe hendbollistët e Kosovës U20 kanë pësuar humbje të thellë nga Maqedonia e veriut, të dielën.

Në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Bullgari, hendbollistët U20 të Kosovës kanë humbur nga Maqedonia e Veriut me shifrat 51:29. Të shtunën, Kosova U20 humbi nga Rumani, 39:26. Ndërsa të hënën hendbollistët e rinj luajnë me Ukrainën.

Po të dielën në Tbilisi të Gjeorgjisë, Kosova U20 në basketboll (djemtë) pësoi nga Maqedonia e Veriut me shifrat 85:67. Edhe kjo humbje erdhi në kuadër të Divizionit B të Kampionatit Evropian.