Hendbollistët e Kosovës U18 e kanë nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar.
Kosova humbi shumë thellë të hënën nga Rumania. Hendbollistët e rinj humbën 31:11 nga rumunët, në ndeshjen e zhvilluar në Shamorin të Sllovakisë.
“Ndeshjet në Mesdhetar zhvillohen në tri periudha nga 15 minuta. Në dy periudhat e para dominuan rumunët, ndërsa në të tretën rezultati ishte i barabartë”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës.
Kosova U18 është në Grupin A. Të martën luan ndaj Egjiptit dhe ndaj Spanjës. Në Kampionatin Mesdhetar marrin pjesë 14 ekipe përfaqësuese të ndara në dy grupe.