Kampionati Mesdhetar po del të jetë nivel i papërballueshëm për hendbollistët e Kosovës U18. Pasi të hënën u mposhtën thellë nga Rumania, hendbollistët e rinj të martën i pësuan edhe dy humbje shumë të thella.
Fillimisht Kosova U18 pësoi 32:9 nga Egjipti. Pasdite, Kosova luajti edhe me Spanjën, prej të cilës humbi 42:15.
Të mërkurën Kosova U18 i ka edhe dy ndeshje të tjera, me Greqinë dhe Malin e Zi.