Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje me 20 gola dallim e hendbollisteve të Kosovës

Hendboll

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2020”.

Të hënën pasdite, Kosova pësoi 40:20 nga Greqia.

Dallimi në cilësi ishte i madh dhe u bë i qartë që në pjesën e parë që përfundoi 19:6.

Më shumë se gola, hendbollistet kosovare kishin gabime teknike që ndikuan në humbjen e thellë.

Kosova humbi 35:20 nga Algjeria në ndeshjen e parë. Të mërkurën luan me Italinë.

Lexo përditësimet tjera
Lojërat Mesdhetare

Dita e pestë e Lojërave Mesdhetare – shpresohet në suksese

Fundjava ishte dëshpëruese për Kosovën në Lojëra Mesdhetare. Sidomos të dielën, sportistët kosovarë kishin vetëm dështime. ...