Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, 20-vjeçarët e Kosovës pësojnë thellë nga Maqedonia e Veriut

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll (djemtë), ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Të dielën Kosova U20 luajti me Maqedoninë e Veriut dhe humbi me shifrat 85:67. Kosova e humbi çerekun e parë me rezultat 21:14, ndërsa vazhdoi duke humbur edhe tre çerekët e tjerë. Dhe kështu dallimi në fund ishte 18 pikë. Visar Ejupi u dallua paksa te Kosova, duke realizuar 13 pikë.

Kosova U20 të premten kishte pësuar 81:69 nga Suedia.

Të martën luan me Gjeorgjinë, ndërsa të martën me Austrinë.