Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U20 vazhdon me humbje

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll ka regjistruar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kosova, të martën pësoi humbje të thellë nga Gjeorgjia me rezultatin 92:59. Dy çerekët e para të ndeshjes ishin të barabartë, pasi skuadrat shkuan në pushim me shifrat 38:35 në favor të Gjeorgjisë.

Megjithatë, dallimi u bë në dy çerekët e fundit, ku Gjeorgjia dominoi totalisht për ta mposhtur bindshëm Kosovën.

Te Kosova, i vetmi me pikë dyshifrore ishte fundori Don Polloshka që ndeshjen e mbylli me 11 pikë të shënuara, ndërsa nga shtatë sosh shtuan Visar Ejupi, Rron Dahsyla e Fatlind Shoshaj.

Te Gjeorgjia më i dalluari ishte Nikoloz Gaprindashvili (17 pikë).

Para Gjeorgjisë, Kosova është mposhtur edhe nga Suedia (81:69) e Maqedonia e Veriut (85:67). Zë vendin e fundit në Grupin B me vetëm tri pikë kurse të mërkurën përballet me Përfaqësuesen e Austrisë.