Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U20 pëson humbje nga Gjeorgjia

Basketbollistët e rinj të Kosovës janë mposhtur në ndeshjen e parë të Evropianit që po zhvillohet në Shkup. 

Ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian të Divizionit B, Kosova U20 e humbi nga Gjeorgjia e kësaj grupmoshe të shtunën me rezultatin 80:70. 

Ky Evropian ka nisur të premten, ndërsa përfundon më 16 korrik. 

Ndeshja e së shtunës, ishte e para për Kosovën në kuadër të Grupit C, ku janë edhe Suedia, Azerbajxhani dhe Ukraina. 

Gjeorgjia në fillim të ndeshjes krijoi shtatë pikë epërsi, 14:7, por çerekun e parë e fituan “Dardanët” e rinj, me rezultatin 23:16. 

Megjithatë, gjeorgjianët shkëputjen e madhe e bënë në periudhën e dytë dhe nuk e lëshuan epërsinë e krijuar, për të triumfuar në fund me 10-të pikë epërsi. 

Jon Ukaj ishte më i dalluari te Kosova U20 me 16 pikë e gjashtë asistime. 

Edhe Basketboll, Kosova U20 vazhdon me humbje Sport Basketboll, Kosova U20 vazhdon me humbje

Dion Sheqiri shtoi 17 pikë e shtatë kërcime, kurse Visar Ejupi pati 16 pikë e shtatë kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën. 

Duelin e radhës, Kosova U20 e luan kundër Suedisë të dielën në orën 16:00. 

Në vitin e kaluar, Kosova U20 përfundoi në vendin e 12-të në renditjen e përgjithshme të Divizionit B të Evropianit që u mbajt në Gjeorgji.