Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E konfirmon Guardiola, Silva mbetet te City

Pep Guardiola ka konfirmuar se Bernardo Silva nuk do të largohet nga Manchester City në këtë afat kalimtar të verës.

Për Silvan tash e një kohë të gjatë është thënë se po kërkohet nga Barcelona, ndërsa u tha se të enjten mbrëma për të ofertë zyrtare kishte bërë PSG-ja. Por, Guardiola e mohoi një lajm të tillë.

Tekniku spanjoll e konfirmoi qëndrimin e portugezit në skuadër për këtë sezon në konferencën për shtyp të mbajtur të premten para ndeshjes që City e luan kundër Crystal Palaceit.

Silva në edicionin e ri ka zhvilluar katër ndeshje në total dhe e ka një gol e një asistim.