Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shpreson që Bernardo Silva do të qëndrojë te skuadra angleze edhe për shumë vjet.
“Shpresoj që ai të qëndrojë në Manchester City për shumë vjet. Por, Bernardo dhe klubi duhet të vendosin së bashku”, tha Guardiola.
Man City është në bisedime me portugezin që disa muaj për vazhdimin e kontratës, por Silva ende nuk e ka pranuar ofertën e klubit.
Sulmuesi i krahut shënoi dy gola të martën kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve, në fitoren e thellë të Cityt si mysafir 5:0.
Artikuj të ngjashëm