Mesfushori Bernardo Silva nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Manchester Cityt, pasi po ndihet i lumtur në “Etihad Stadium”.
Silva ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga City përkundër se para fillimit të këtij edicioni ka pasur spekulime të shumta për të ardhmen e tij.
Portugezi ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, të cilën synon ta respektojë deri në fund.
Ai këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 14 ndeshje për Cityn në të gjitha garat.
“Unë po ndihem shumë mirë këtu dhe e dua klubin. Po ashtu, edhe tifozët më përkrahin sikurse edhe bashkëlojtarët e stafi i trajnerëve”, është shprehur Silva 27-vjeçar.