Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E arritur e madhe e Scalonit

Lionel Scaloni është në hije të Lionelit tjetër, superyllit Messi.

Por selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni, natyrisht ka shumë merita për suksesin në Kupën e Botës.

Ai është bërë trajneri më i ri që ka fituar Kupën e Botës, që nga Cesar Menotti në vitin 1978. Scaloni ka udhëhequr Argjentinën drejt Kupës së Botës me 44 vjet e 216 ditë. Menotti kishte udhëhequr Argjentinën në vitin 1978 me 39 vjet e 232 ditë.