Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy gola të Zeqirit e dy asistime të Xhakës në fitoren e Baselit

Baseli e ka fituar derbin zviceran ndaj Zuerichut si mysafir me rezultatin e thellë 4:2.

Dy gola në fitoren e Baselit i ka shënuar Andi Zeqiri, kurse dy asistime i ka bërë Taulant Xhaka.

Zeqiri shënoi golin e parë dhe të tretë për Baselin, në minutat 23 e 57.

Te goli i tretë asistues ishte Xhaka. Mesfushori Xhaka asistoi edhe te goli i dytë të cilin e shënoi Zeki Amdouni, kurse golin e katërt e realizoi Darian Malesh.

Golat për Zuerichun i shënuan futbollistët shqiptarë. Mirlind Kryeziu realizoi në minutën e 33-të për 1:1, kurse Blerim Xhemaili realizoi në fund të ndeshjes për 4:2.

Donis Avidjaj, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti dhe Lindrit Kamberi ishin titullarë te Zurichu.

Edhe Shaqiri shënon, Baseli e fiton derbin e zjarrtë Futboll Shaqiri shënon, Baseli e fiton derbin e zjarrtë

Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi ishin në bankë. Xhemaili u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, kurse Krasniqi nuk luajti fare.

Kampioni në fuqi, Zuerichu, mbetet i fundit në tabelë me dy pikë, kurs Baseli renditet i shtati.