Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy gola të Bonuccit për fitoren e Juves

Mbrojtësi i qendrës, Leonardo Bonucci, ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Juventusin drejt fitores.

Juve të dielën fitoi 2:1 ndaj Venezias, në kuadër të javës së 35-të të Serie A. Bonucci realizoi për 1:0 në minutën e shtatë, ndërsa golin e fitores, 2:1, e shënoi në minutën e 76-të.

Shifrat në 1:1 i barazoi Mattia Aramu në minutën e 71-të.

Juventusi është i katërti me 69 pikë, një më pak se Napoli i vendit të tretë.

Artikuj të ngjashëm