Skuadra e Dritës ka vazhduar me formën e mirë në Antalia të Turqisë, ku është duke e kryer fazën përgatitore. Drita, të martën ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht në po aq ndeshje miqësore të luajtura deri më tani.
Të martën, Drita ka mposhtur ekipin nga Polonia, Lechia Gdansk me rezultatin 2:1.
Arb Manaj (4’) dhe Albin Prapashtica (78’) kanë shënuar golat për ekipin kosovar në këtë përballje.
Para Lechia Gdanskut, Drita në Antalia të Turqisë, e ka mposhtur edhe Vasasin e Hungarisë (6:1) dhe Chernomorets Odesan e Ukrainës (3:1).
Miqësoren e fundit në Antalia, Drita e luan të premten kundër skuadrës tjetër nga Polonia, Ruch Chorzow.
Artikuj të ngjashëm