Pas dy fitoreve në miqësoret ndaj Liptovsky Mikulas të Sllovakisë dhe Krybasit të Ukrainës, Drita e Superligës së Kosovës mposhti edhe Liepajën.
Drita të premten gjatë ditës mposhti në miqësore skuadrën e elitës së futbollit të Letonisë me rezultatin 3:1.
Ardit Tahiri në minutën e 20-të, Ilir Blakçori në minutën e 48-të dhe Iran Junior dy minuta para fundit, shënuan golat në fitoren e skuadrës që drejtohet nga trajneri Arsim Thaqi.
Më 6 shkurt, Drita e zhvillon miqësoren e fundit me Randersin e Danimarkës.
Artikuj të ngjashëm