Drita e ka konfirmuar ndarjen me sulmuesin, Kastriot Rexha.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Drita e ka falënderuar Rexhën për kontributin që ka dhënë si dhe ka zbuluar se Rexha nuk e ka pranuar ofertën që i është bërë dhe ka vendosur të largohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit Kastriot Rexha. Klubi jonë, FC DRITA ju njofton që ka ndarë rrugët me sulmuesin, Kastriot Rexha. Rexha ishte ribashkuar me klubin në janar të vitit të kaluar dhe kishte kontratë deri më 30 qershor, 2021. Rexha pas problemeve të vazhdueshme nga lëndimi në gju, nuk arriti të na ndihmoj deri në fund të kampionatit. Për pasojë, pas ndeshjes së xhiros së 28-të iu desh t'i nënshtrohej operimit në gju, për ta përfunduar para kohe kampionatin. Edhe pse lëndimi do ta mbajë Rexhën jashtë fushave për një kohë, ne si klub prapë i ofruam kontratë të re për të vazhduar bashkëpunimin me të, por që lojtari nuk e pranoi ofertën e dhënë nga klubi. Klubi jonë FC DRITA e falënderon Kastron për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë dhe suksese kudo që do të vazhdojë karrierën”, shkruan në njoftimin e Dritës.
Me Dritën, Rexha ka fituar dy tituj të kampionit.