Mesfushori Abdoulaye Doucoure nuk do të largohet nga skuadra e Evertonit. 30-vjeçari të premten ka firmosur kontratë të re, ka njoftuar ekipi anglez.
Me kontratën e re, Doucoure do të jetë pjesë e Evertonit deri në verën e vitit 2025.
Këtë edicion, reprezentuesi i Malit ka treguar paraqitje të mira tek Evertoni, duke shënuar 3 gola në 10 ndeshje të luajtura në Premier League.
Ai është pjesë e Evertonit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga skuadra e Watfordit. Doucoure ka bërë karrierë edhe te Granada e Rennesi.