Evertoni e ka prezantuar të enjten Ashley Youngun. Futbollisti i krahut është përforcimi i parë i Evertonit për edicionin 2023/2024.
Ai ka arritur marrëveshje njëvjeçare me skuadrën e Premier Leagues së Anglisë. Ish-futbollisti i Anglisë vazhdon të luaj në nivele të larta të futbollit evropian me 38 vjet.
“Jam i kënaqur që jam lojtar i Evertonit. Mezi pres të paraqitem para tifozëve të Evertonit. Do të jetë ndjenjë e mirë të dëgjoj tifozët e pasionuar pas meje”, ka thënë Young për faqen zyrtare të klubit.
Ai së fundi ishte futbollist i Aston Villës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Interin, Manchester Unitedin dhe Watfordin.