Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Babai kundër të birit në Kupën FA

Ashley Young

Ashley Young vlerësohet shumë në futbollin anglez, pasi ka bërë 724 paraqitje në nivel klubesh me skuadra si Watford, Aston Villa Manchester United, Inter e Everton, ku është aktualisht.

Për Anglinë ka 39 paraqitje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por legjenda e Premier Leagues do ta zhvillojë njërën prej ndeshjeve më të veçanta në karrierën e tij, kur më 11 janar, Evertoni luan kundër skuadrës së kategorisë së tretë të futbollit anglez, Petersborough.

Është ndeshje e fazës së 1/32 në Kupën FA.

Te Petersborough luan i biri i Ashleyt, 18-vjeçari Tyler Young.   

Tyler luan si mesfushor, ndërsa në verë , nga të rinjtë e skuadrës QPR u transferua në kategorinë e tretë.

“Është ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Ashley Young në platformën “X”, duke e paralajmëruar ballafaqimin me djalin e tij.